Aktualitet

Procesi i vaksinimit në vend/ Manastirliu: Kemi dalë nga zona e rrezikut

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi nga Kuvendi se vendi ynë ka dalë nga zona e rrezikut për shkak të pandemisë së COVID-19. Ajo tha se tashmë vaksina po jep efektet e saj pozitive, ndërsa shtoi se numri i shtrimeve në spital është ulur.

Mes të tjerash Manastirliu tha se Shqipëria renditet ndër vendet me ritme të larta të vaksinimit.

“7267 vaksina kanë mbërritur në vendin tonë. Sasia e vaksinave të kontraktuara deri më sot është mbi 2 mln, që po vijon të vijnë sipas kalendarëve të lëvrimit. Kemi mbërritur në vaksinimin e grup moshës mbi 60 vjeç. Nëpërmjet planit të kombinuar, janë vaksinuar më shumë se 5 mijë punonjës të fabrikave dhe mbi 3 mijë punonjësit hotelerisë. Shqipëria sot radhitet ndër vendet me ritëm shumë të mirë të vaksinimit. Jemi në të njëjtin ritëm si mesatarja e vendeve të BE. Vaksinimi vijon me intensitet të lartë, në të gjithë vendin. Vendi ynë ka dalë nga zona e kuqe, nga zona e rriskut për covid-19. Kemi incidencë të ulët. Kemi rënie të pozitivitetit dhe dje kemi shënuar një rënie të shtrimeve në spital. Tashmë mund të shohim edhe efektet e para të vaksinimit. Jemi të vendosur që të intensifikojmë vaksinimin masiv.”, tha ajo.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker