Aktualitet

Pritet të ndryshojë skuadër në verë, portieri i Kombëtares drejt Interit

Thomas Strakosha është drejt largimit nga skuadra e Lacios. Humbja e postit të titullarit padrejtësisht e ka shtyrë portierin që të mos pranojë të ulet për rinovimin e kontratës me bardhekaltrit, e cila i përfundon në fund të sezonit 2021- 2022.Së 

fundmi, mediat italiane kanë bërë me dije se emri i portierit shqiptar ka përfunduar edhe në skedarët e Interit. Zikaltrit mund të vihen në kërkim të një pasuesi për Handanoviçin, në rast se Radu do të kërkojë largimin nga zikaltrit në përfundim të këtij sezoni.

Emri i portierit kuqezi shihet dhe ndiqet me shumë interes brenda dhe jashtë Italisë, ndaj mbetet për t’u parë se cili prej ekipeve apo kampionateve do ta bindë për të vijuar karrierën e tij.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker