Opinion

Po të dëgjoni Vesa Lumën, do të niseni direkt në Zelandën e Re

Zelanda e Re i ka kuriozuar përherë ndjekësit sidomos pasi kanë parë edhe nga Vesa Luma se aty është nxehtë edhe në muajin dhjetor.
Së fundmi këngëtarja ka ndarë disa momente me ndjekësit duke zbuluar se cili është pasioni më i madh i saj përveç muzikës, e plot detaje të tjera nga jetesa atje.
“Të vizitoi çdo vend të bukur të botës bashkë me familjen time. Vera e nxehtë ka filluar në dhjetor, por jo dhe aq nxehtë këtë herë. Më pëlqen stili i jetesës, komplet ndryshe nga Evropa, është me i veçantë, tepër qetë. Nëse të pëlqen të shijosh bukuri të rralla me një barbecue nisu nesër”, ka shkruar Vesa duke ndarë eskperiencën e saj sa të veçantë dhe ndryshe në Zelandën e Re.
Këngëtarja ka sqaruar gjithashtu se nuk ka sjellë projekte të reja muzikore sepse pandemia ia prishi planet që kishte me Big Bastën, por kur gjithçka të ketë kaluar do t’i njoftojë ndjekësit për punën e saj.
Epo nëse po e ndjeni shumë të ftohtin këto ditë e do donit të jetonit në diell gjithë vitin, e dini se në cilin vend duhet të niseni tanimë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker