Aktualitet

Pfizer”: Vaksina ju mbron vetëm 6 muaj kundër COVID-19, duhet të bëni një dozë çdo vit

Presidenti i industrisë farmaceutike, Albert Bourla u shpreh se është i nevojshëm injektimi i një doze të tretë të vaksinës kundër koronavirus “Pfizer”. Por kur duhet të merret doza e tretë? Ai vlerësoi se duhet të merret në periudhën prej 8 deri në 12 muaj nga doza e dytë.Po 

sipas tij periudha e imunitetit për vaksinën Pfizer është të paktën gjashtë muaj prandaj kërkoi që cdo vit të bëhet nga një dozë Pfizer. Për efikasitetin u shpreh i sigurt kur tha se deri më tani nuk ka asnjë mutacion që nuk e mbulon vaksina.

Albert Bourla u pozicionua kundër lëshimit të patentave duke thënë se edhe nëse do të duhej, do të duheshin 2-3 vjet që dikush të krijonte infrastrukturën e nevojshme.

Argumentin e çmimit ai nuk e pranoi, pasi tha se ndryshon nga vendet e pasura te të varfrat. Pfizer synon të prodhojë 3 miliardë doza në të gjithë botën këtë vit dhe 4 miliardë doza në 2022.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker