Vora News

Përmbyset gomonia me emigrantë, mes 13 viktimave dhe një foshnjë 6 muajshe

Të paktën 13 persona janë mbytur pasi gomonja me të cilën udhëtonin u përmbys. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në brigjet e Libisë, me emigrantët që kishin zgjedhur Mesdheun për tu drejtuar shteteve Europiane.

Agjensia e lajmeve të Libisë informon se personat e mbytur gjendeshin në bordin e një gomoneje, e cila u përmbys për shkak të peshës së rëndë.

Sipas zëdhënësit të agjencisë së migracionit për Mesdheun, Flavio Di Giacomo, të paktën tre gra dhe një fëmijë ishin midis të vdekurve.

Ndërkaq, autoritetet kanë bërë të mundur shpëtimin e 88 personave të tjerë, duke u transferuar në anijen e shpëtimit humanitar Open Arms

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker