Aktualitet

Përfaqësoi Shqipërinë, por askush nuk e ndihmoi! Anxhela i ka mbuluar vetë shpenzimet në “Eurovision”

Anxhela Peristeri shkëlqeu me performancën e saj në “Eurovision” dhe fitoi zemrat e europianëve. Artistja shqiptare arriti të kalonte në finalen e madhe, teksa e gjithë skena “u trondit” nga zëri i saj i fuqishëm. Pikërisht për talentin dhe performancën e veçantë skenike, Anxhela u përgëzua nga të gjithë.Si 

kurrë ndonjëherë, Shqipëria u shfaq me skenografi me efekte vizuale, të kuruara në detaje, që ndiqnin dhe shoqëronin lëvizjet e Anxhelës në skenë. Mirëpo edhe pse duhet të ketë një buxhet special për performancat diçka e tillë nuk ndodh në vendin tonë, sepse RTSH-ja ka një buxhet shumë të kufizuar për prezantimin në “Eurovision”.

Olti Curri, i cili ishte tekstshkrues i këngës “Karma” të Anxhelës, ka zbuluar se këngëtarja i ka mbuluar vetë të gjitha shpenzimet e performancës.

“Ky buxhet është përballuar nga Anxhela. Këtu Anxhela ka pasur dëshirë dhe e ka mbuluar Anxhela. Është një buxhet që nuk është i vogël. Sasha (artsitja që kuroi performancën skenike) u dashurua me performancën e Anxhelës”, tha Olti Curri në emisionin “TempOra”. 

Ai ka shtuar se Anxhela ka punuar gjatë gjithë kohës pa u ndalur dhe nuk është ankuar kurrë.

“Anxhela ka bërë prova non-stop dhe nuk pati një moment, ku të thotë ‘ndihem e lodhur’. I mbante mirë të gjithë, më thoshte mua, mos ma mërzit atë, mos ma mërzit këtë”, u shpreh Olti Curri.

Ai ka zbuluar se pas performancës në “Eurovision”, Anxhelës i ka ardhur ftesë për një koncert në Rusi, por nuk dihen më tepër detaje se për çfarë bëhet fjalë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker