Aktualitet

PD dorëzon në KQZ dosjen ankimore për 25 prillin; kërkojnë zgjedhje të reja në 9 qarqe

Partia Demokartike ka dorëzuar sot në KQZ dosjen ankimore për zgjedhjet e 25 prillit, ku kërkon që në 9 qarqe të shpallen të pavlefshme zgjedhjet.

Përfaqësuesit e PD-së pretendon se votat janë vjedhur me lekë, kërcënim si dhe përdorim të adiministratës.

Teksa kanë dorëzuar dosjet në KQZ përfaqësuesit u shpreh se bëhet fjalë për prova që tregojnë qartë për atë çka e cilësojnë masakër elektorale.

“Procesi i 25 prillit ishte masakër elektorale e kryer nga Rama , Doshi dhe Rakipi. Viktima ishin shqiptarët. PD e ka për detryrë që të luftojë për rikthimin e demokracisë. Depozituam qindra prova dhe fakte që provojnë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë, deri tek përdorimi i të dhënave nga sistemi i patronazhistëve të partisë – shtet, është blerë vota në mënyrë të paligjshme, janë përdorur bandat për blerje vote, ka pasur mosveprim nga Policia dhe Prokuroria.

Regjimi Rama – Doshi – Rakipi sundon gjithë sistemin shtetëror. Është detyra jonë që të shpalosim të vërtetën, për të gjithë qytetarët shqiptarë, me të gjitha mënyrat që ekzistojnë. Kjo është betejë për fëmijët dhe të ardhmen tonë. Të rrëzohet ky sistem”, deklaruan përfaqësuesit e PD-së.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker