Aktualitet

Pandemia/ Manastirliu: Mbi 5000 mijë mjekë e infermierë të shërbimeve COVID përfitojnë bonusin special

Mbi 5000 mijë mjekë e infermierë të shërbimeve covid përfitojnë bonusin special mbi pagën dhe rritja me 40% e pagave në një kohë të pandemisë tregoi edhe njëherë mbështetjen tonë të pakursyer për ata që kujdesen për jetën e njerëzve. Mirënjohja ime sot shkon për çdo infermiere e infermier kudo ku shërben, nga veriu në jug, nga qendrat e largëta shëndetësore, në spitalet terciare”.

Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në aktivitetin e mbajtur nga ‘Urdhri i Infermierëve’, në kuadër të Ditës Botërore të Infermierëve.

Duke e konsideruar një humbje të madhe për sistemin shëndetësor, në fjalën e saj, Manastirliu kujtoi 11 infermierët që humbën betejën me COVID19.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker