Aktualitet

OBSH: Zhdukja e COVID-19 nuk është objektiv për botën

Zhdukja e Covid-19 nuk është aktualisht një “shënjestër e arsyeshme”, thotë një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.Dr. David Nabarro tha se njerëzit do të

duhet të mësojnë të jetojnë me sëmundjen. Nabarro tha për Sky News: “Njerëzimi do të duhet të mësojë se si të bashkëjetojë me këtë virus, duke parandaluar që ai të shumohet dhe pastaj të rritet dhe të shkaktojë pika të nxehta të sëmundjes dhe ne do të duhet të jemi në gjendje për ta bërë këtë për të ardhmen e parashikueshme.”

“Zhdukja nuk është aktualisht një objektiv i arsyeshëm për botën. Ky virus nuk do të zhduket së shpejti, do të shfaqen variante.”

Komentet e Dr. David Nabarro u përsëritën nga Dame Anne Johnson, një profesoreshë e epidemiologjisë së sëmundjes së infeksionit në University College London.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker