Opinion

O Luli po më merr gruaja, hajde ta bëjmë një foto”, Basha: Ma jep mua. Thëllëzë, si je? Ta kam kapur për dore burrin, je grua e fortë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një sërë takimesh në qarkun e Vlorës. Kreu i PD ishte edhe në një fabrikë vaji në Novoselë, ku kur Basha hyri në ambientet e fabrikës, pronari ishte duke folur me bashkëshorten në telefon. Basha ia mori telefonin dhe flet vetë me të.

Dialogu i Bashës me pronarin e fabrikës dhe me gruan:

Pirro: O Luli po më merr gruaja, hajde të bëjmë një fotografi.

Lulzim Basha: Ma jep, si e ka emrin bashkëshortja?

Pirro: Thëllëza

Lulzim Basha: Thëllëza si je? Mirë, ja me Pirron duke qarë hallet. Do fitojmë patjetër. Është fitorja juaj, e çdo familje shqiptare. Ja kam kapur dorën e njeriut punëtor. Këto duar do të prodhojnë mirëqenien.  Ato kuintal vaj që kanë mbetur pa shitur janë plaga e këtij vendi. Ne do ta rrisim ekonominë që mos të ikë mundi juaj.

Ti je grua e fortë, edhe atë do ta kalosh. Siç po çel pranvera ashtu do vijë dhe ndryshimi, në veçanti me ndihmën tuja. Thëllëza, gruaja e fortë, burri i fortë, gruaja e fortë, shoqëri e fortë dhe Shqipëri e fortë. Të përqafoj fort, të falenderoj nga zemra.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker