Show Biz

‘Njihen para Përputhen’, ja si qëndron e vërteta pas fotos së Andit me Tean

Rreth një orë më parë, me anë të një postimi në rrjete sociale, Shqipe Hysenaj deklaroi se Andi dhe Tea njihen që para “Përputhen”. Ajo publikoi një foto të Andit pranë një vajze që i ngjan Teas.”Tea dhe Andi në klasë të parë kishin mbledhur lekët për kafe. Foto bombastike që është direkt për skualifikim, sepse janë shtirur që nuk njihen të pafytyrët dhe mashtruesit, janë tallur me një publik të tërë, me konkurrentët brenda, me produksionin…hë Olsa të shpëtoi ky detaj i vogël? Skualifikoji…apo po fle gjumë dhe zgjohesh vetëm nga klikimet? Tani do e tregosh veten sa e drejtë je, se unë të njoh po për publikun që nuk të njeh. Me mua e tregove drejtësinë”, shkroi Shqipja.Mirëpo eshte zbuluar se vajza në foto nuk është Tea, por ish e dashura e Andit, e cila jeton në Gjermani. Fotoja është shkrepur në vitin 2016.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker