Aktualitet

“Një ëndërr e bërë realitet”, këngëtarja e njohur do të jetë përkrah Arditit në prezantimin e “Këngës Magjike”

Ardit Gjebrea ka vendosur se kë do të ketë në krah në prezantimin e spektaklit të “Këngës Magjike”. Moderatori ka zbuluar se do të bashkëprezantojë me Marsela Çibukajn. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan: “GËZUAR! Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021. 

Më pas, ka qenë dhe këngëtarja e cila ka reaguar menjëherë duke shprehur mirënjohjen dhe duke e cilësuar moderimin si një ëndërr të bërë realitet. “Një ëndërr që realizohet. Një privilegj dhe një emocion unik. Do jetë me të vërtetë plot magji kjo ‘Kënga Magjike 2021’ për mua”, shkruan ajo.

Kujtojmë që pak muaj më parë, Marsela drejtoi për një ditë emisionin “E diela shqiptare” duke zëvendësuar Arditin pasi ishte infektuar me koronavirus. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker