AktualitetVora News

Ngjarje tragjike në Zvicër, treni përplas për vdekje një 15-vjeçar shqiptar!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Zvicër, ku një adoleshent 15-vjeçar kosovar i identifikuar si Adrian Morina, ka humbur jetën pasi u përplas nga treni.

Ai është nga fshati Panorc i Malishevës por jetonte në Zvicër.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin Nauchatel. Sipas mediave kosovare, lajmi u konfirmua zyrtarisht edhe nga vetë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

“Po fatkeqësisht është e vërtetë”, ka thënë Berisha për Reporteri.net.

Familja e 15 vjeçarit është nga fshati Panorc i Malishevës, dhe ata janë zhvendosur në shtetin zviceran që nga paslufta e Kosovës.

Pikërisht një aksident i tillë tragjik ndodhi edhe gjatë muajit tetor, ku dy vëllezër kosovarë që jetonin në Gjermani, u goditën nga treni dhe humbën tragjikisht jetën.

Ata ishin nga komuna e Deçanit, fshati Ratishi i Epërm.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker