Sport

Negociata pa fund, Dinamo gati të nisë zyrtarizimet. Mësohen lojtarët e “piketuar” nga trajneri i ri

Negociata pa fund, Dinamo gati të nisë zyrtarizimet. Mësohen lojtarët e “piketuar” nga trajneri i ri

Dinamoja e Superiores është ende në letër, por drejtuesit e klubit dhe trajneri i ri që pritet të prezantohet, Bledi Shkëmbi, po punojnë prej ditësh për të bindur futbollistët që do të bëhen pjesë e bluve. Ditët e fundit janë lakuar shumë emra të njohur lojtarësh që pritet të veshin fanellën e Dinamos.

Megjithatë, drejtuesit nuk duan të nxitohen, pasi shumë prej futbollistëve kanë bërë kërkesa të larta financiare. Kryesisht merkatoja është përqendruar në tregun e Kosovës, aty ku trajneri Bledi Shkëmbi ka punuar së fundmi si trajner i Ballkanit dhe kërkon të marrë me vete disa lojtarë. Qendërmbrojtësi Bajram Jashanica dhe mbrojtësi i majtë, Gledi Mici, janë të preferuarit e trajnerit korçar.

Megjithatë, për dy lojtarët që mbyllën sezonin me Ballkanin dhe Prishtinën, ka konkurrencë të fortë, sepse në lojë është edhe Partizani. Duket se diferencën do ta bëjë më shumë ana financiare dhe kësisoj, në këtë situatë, blutë janë të predispozuar për të joshur lojtarët me një pagë më të lartë sesa mund të ofrojnë “demat”.

Në tregun kosovar Shkëmbi mësohet se pëlqen edhe dy lojtarë të Feronikelit dhe Llapit. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë, Përparim Islami, dhe mesfushorin me tipare sulmuese, Arbnor Ramadani. Negociata të vazhdueshme ka edhe me lojtarë të klubeve të Superiores, por që gjërat për momentin kanë ngecur dhe firmat nën kontratë ende mungojnë. Me sa duket, drejtuesit kanë për të sqaruar edhe disa detaje mes tyre e më pas të nisin zyrtarizimet e kontratave.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker