Aktualitet

Myslimanët kremtojnë sot Fiter Bajramin, mijëra besimtarë mbushin sheshin “Skënderbej”

Mijëra besimtarë kanë mbushur mëngjesin e ditës sotme sheshin “Skënderbej” ku po organizohet ceremonia e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Tiranë.

Mijëra besimtarë myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit. Besimtarët shqiptarë mëngjesin e kësaj të enjte ndryshe nga një vit më parë ku Namazin e falën ë xhami kanë mbushur sheshin “Skënderbej”.

Ceremonia nisi rreth orës orën 05:40 dhe zgjati pak më shumë se 40 minuta. Këtë vit pas lehtësimit të masave anti Covid besimtarët u falën në sheshin “Skënderbej”.

Ceremonia filloi me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Ethem Beut dhe vazhdoi me ligjërata, faljen e namazit dhe hytbe. Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit.

Fitër Bajrami shënon edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Një ditë më parë kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, uroi të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë dhe bëri thirrje për më shumë solidaritet dhe angazhim për adhurimin e Zotit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker