Vora News

Moti në javën që do të nisë do të pësojë ndryshim krahasuar me ditë të tëra plot diell.

Përshëndetje nga SH.M.U.!
Moti në javën që do të nisë do të pësojë ndryshim krahasuar me ditë të tëra plot diell.
Dita e hënë parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime. Reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mëngjesit përgjatë zonave malore, në lartësinë mbi 800 metra në verilindje reshje bore.
Dita e martë parashikohet të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.
Dita e mërkurë parashikohet të ketë mot të vranët. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim e jug reshje me intensitet deri mesatar. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 1200 metra reshje bore.
Dita e enjte parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët. Reshje shiu me intensitet mesatar. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 800 metra reshje bore, ndërsa në juglindje në lartësinë mbi 1000 metra.
Dita e premte do të vijojë me mot të vranët e reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare reshje me intensitet deri të lartë. Në zonat malore në lartësinë mbi 800 metra reshje bore.
Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 20-25m/sek kryesisht ditën e mërkurë dhe të enjte.
Temperaturat do të pësojnë luhatje të ndjeshme si më poshtë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker