Art

Mjeshtri i Madh” Bujar Qamili për kurim në Itali, flet miku i tij i ngushtë: Si paraqitet gjendja e fundit shëndetësore

Pas lajmit se këngëtari  i mirënjohur i muzikës popullore shkodrane, Bujar Qamili, është shtruar tek Infektivi në gjendje të rëndë, prej Cocid-19, ka treguar një miku i tij.

Ai ka folur për gjendjen e fundit shëndetësore të këngëtarit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramazan Çeka tha se Bujar Qamili  ka pasur kohët e fundit probleme shëndetësore dhe ka shkuar për kurim në Itali, por jo nga Covid-19.

Sipas tij, ai ka pasur një shqetësim nga veshkat.

“Të nderuar miq, kolegë, gazetarë, punonjës mediash e dashamirës të artit”.

“Nisur nga situata aspak e qetë psikologjike, e cila sa vjen e po na bën të pranojmë e ta marrim si të vërtetë çdo lajm u bëj me dije se sapo kam komunikuar personalisht me “Mjeshtrin e Madh” dhe mikun tim më të përzemërt Bujar Qamili”.

“Ai vërtetë ka pasur probleme shëndetësore, por jo me Kovidin”.

“Falë një trajtimi të specializuar dhe intensiv në Itali, gjendja e tij është stabilizuar dhe po përmirësohet dukshëm”.

“Në emër të Bujarit dhe familjes së tij u percjell me nota përzemërsie falenderimet më të sinqerta për interesimin tuaj”, – sqaroi Ramazan Çeka.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker