Aktualitet

Miratohet vendimi i parë në Shqipëri për monedhën virtuale Bitcoin, çfarë do të thotë kjo

Këshilli i ministrave ka miratuar pas një viti vendimin që i hap rrugë zyrtarisht zbatimit të ligjit për lejimin e monedhave virtuale në Shqipëri. Me vendimin e të mërkurës, qeveria ka përcaktuar kushtet për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për ato kompani që do të licensohen në fushën e kriptomonedhave, që do të zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Informacionit.

Por mbeten edhe dy vendime të tjera për t’u miratuar të cilat do përcaktojnë kriteret e licencimit për agjentet e kriptomonedhave. Po ashtu do merren me parashikimet e rasteve se kur kompanive do t’ju refuzohet certifikimi.

Me miratimin e këtyre tre vendmeve, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të miratoje rregulloret që ligji të bëhet tërësisht i zbatueshëm. Prodhimi i Bitcoin ka nisur nga disa kompani në Shqipëri, por tregu ka qenë jashtë kontrollit të autoriteteve për shkak të mungesës së të dhënave të prodhuesve.

Miratohet vendimi i parë në Shqipëri për monedhën

Kjo lloj teknologjie bën të mundur për herë të parë shkëmbimet e pagesave mes dy subjekteve pa qenë nevoja të merret një ndërmjetës i tretë i cili jep garancinë. Kriptovaluta ose Bitcoin është një monedhë virtuale, një formë e parave dixhitale, e paemetuar dhe e pagarantuar nga një bankë qendrore, e cila mund të veprojë si mjet pagese.

Monedhat virtuale janë krijuar në shumë forma, duke filluar si monedha brenda mjedisit të lojërave kompjuterike online. Monedha virtuale mund të blihet në një platformë këmbimi duke përdorur monedhën konvencionale. Ata transferohen më pas në një llogari të personalizuar të njohur si portofol dixhital.

Duke përdorur këtë portofol, konsumatorët mund t’i dërgojnë monedhat virtuale në internet tek të gjithë të tjerët, që janë të gatshëm për t’i pranuar ata, ose të bëjnë konvertimin e tyre përsëri në një monedhë konvencionale (të tilla si Euro, Paund apo Dollar). 

Në thelb të këtyre monedhave qëndrojnë kode kompjuterike të kriptuara të cilat bëjnë kalimin e informacionit nga një platformë kompjuterike te tjetra. Disa vende si Franca, Gjermania, Bullgaria, Finlanda apo Malta kanë miratuar ligjin për kriptomonedhat.

Megjithatë, monedhat virtuale ku më kryesorja është Bitcoin e që janë përhapur vitet e fundit, kanë hasur në skepticizmin e bankave qendrore kudo në botë për shkak të rrezikut nga luhatja e vlerës që kanë këto valuta në treg. Duke qenë se karakteristikë e tyre është pagjurmueshmëria, Bankat qendrore besojnë se përdorimi i kriptovalutave mund të shërbejë për të humbur gjurmët nga aktivitetet e jashtëligjshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker