Sport

Merr fund pritja, Milani rikthehet në Champions. Ia del edhe Juventus, dramë për Napolin

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e fundit të Serisë A për këtë sezon, ku janë dhënë edhe verdiktet përfundimtare.

Milani rikthehet në Ligën e Kampioneve pas 7 viteve mungesë. Pritjes së tifozëve kuqezinj për të parë skuadrën e tyre në kompeticionin ku ka bërë histori i ka ardhur fundi. “Djalli” ka mposhtur minimalisht Atalantën ditën e sotme, falë një goli të Kesi në minutën e 41 me penallti, avantazh ky të cilin Milani e ruajti deri në fundin e takimit, duke marrë një fitore të madhe, e cila i ngjit në vendin e dytë.

Kualifikimin në Ligën e Kampioneve e ka arritur edhe Juventusi, që ka triumfuar ndaj Bolonjës në transfertë me rezultatin 1-4. Bardhezinjtë kanë përfituar nga ndalesa e Napolit, për të siguruar zyrtarisht kualifikimin në Champions, në vendin e tretë. Ndërkohë Napoli mbetet jashtë, pasi barazoi në shtëpi me Helas Veronën, duke shkuar në kuotën e 77 pikëve, 1 më pak se Juvja dhe Atalanta që ndajnë vendin e tretë dhe të katërt. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker