Aktualitet

Me të bijën vëzhgoi lëvizjet e dhëndrit për 30 minuta para vrasjes, Picari: Më shau, armën e kisha pa karikator

Mësohem detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur dy ditë më parë të Kudret Saliajt në afërsi të Gjykatës Civile të Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se autori i ngjarjes, Mexhit Picari dhe e bija, Dhurata Saliaj, kanë vëzhguar për rreth 30 minuta para vrasjes të gjitha lëvizjet e Saliajt, dhe kanë bashkëpunuar së bashku.Po ashtu, babë e bijë kanë bërë

deklarata kontradiktore para hetuesve, duke mos qenë koherent në deklarime. Picari ka deklaruar që në lokal ka qenë i ulur në një prej tavolinave i vetëm, përkundër nga deklarimet e Dhuratës, e cila ka deklaruar se ka qenë me të atin në tavolinë.

Kudret Saliaj ka qenë në ambientet e lokalit në shoqërinë e avokatit, që mbeti i plagosur dhe të psikologes. Kësaj të fundit, nga tronditja fillimisht i ka rënë të fikët dhe është përmendur pak momente më vonë.

Avokati Adriatik Cama është në spital, jashtë rrezikut për jetën, por plumbin që e ka marrë në afërsi të gjoksit akoma nuk i është hequr. Pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje pas dy javësh.

Seanca për masën e sigurisë pritet të mbahet të hënën në Gjykatën Penale të Tiranës, ndërsa Prokuroria e Tiranës pritet të kërkoj për të dy, babë e bijë, masën e sigurimit personal “arrest me burg”. Burimet bëjnë me dije se akuza për Dhuratën pritet të jetë ajo e bashkëpunimit në vrasje, pasi ka pamje filmike dhe prova që janë administruar nga akuza për vëzhgimin e viktimës nga dy të arrestuarit. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker