Aktualitet

Me lot në sy, Marius Dema del i penduar para gjykatës: Kam vrarë vëllain, më mirë të kisha vrarë veten

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka zbuluar detaje nga deklarata e Marius Demës, i cili qëlloi për vdekje shokun e tij Mehmet Qemën teksa po luante me pistoletë.

Gjatë seancës gjyqësore, ku akuzohet për 4 vepra penale dhe më e rënda është “vrasje me dashje”, Dema u shfaq i penduar dhe i tronditur. Me lot në sy, ai deklaroi: “Qemën e kisha si vëlla dhe gjithçka ka ndodhur aksidentalisht. Kam vrarë vëllain tim. Më mirë të kisha vrarë veten.”

Marius Dema dhe 4 shokët e tij që ishin të pranishëm, të cilët janë miq të të dyve dhe akuzohen për moskallëzim krimi kanë dalë kokulur para gjykatës, ku do të njihen sot me masën e sigurisë.

Gjatë seancës gjyqësore, Prokurori përshkroi dhe pamjet e kamerave të sigurisë ku të gjithë shokët po konsumonin ushqim dhe pije para se të ndodhte vrasja e Mehmet Qemës.

Në një moment, drejton armën nga shoku i tij. Pasi arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, shihet në kamerat e sigurisë se si viktima rrëzohet nga karrigia dhe shoku i tij vrapon për ta mbajtur dhe pastaj e ul në karrige.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker