Opinion

Majko thumbon Bashën/ Nxori nga zyra dy ish-nënkryetarët për dy ish-socialistë të stresuar

Ministri i Diasporës Pandeli Majko, ka thumbuar sot kreun e PD Lulzim Basha, pasi priti në zyrë dy ish-anëtarë të Partisë Socialiste, Ardit Kërtusha dhe Serian Mazreku.

Me ironi, Majko thotë se ‘kandidati për kryeministër kishte ofruar një protokoll të veçantë për dy ish-socialistë të stresuar’.

Sipas Majkos, nëse PD do të ishin parti e shpresës, sot kryetari i saj do kishte në zyrë dy ish-nënkryetarët e Partisë Demokratike që kanë krijuar parti më vete dhe jo dy ish-socialistë të stresuar nga Durrësi

Kryetari i opozitës dhe kandidati për kryeministër kishte ofruar një protokoll të veçantë për dy ish-socialistë të stresuar që kishin vendosur të linin Partinë Socialiste ku ishin rritur dhe të shkonin tek zyra e kryetarit të Partisë Demokratike. Kandidati për kryeministër iu thoshte: “mirëserdhët në partinë e shpresës”! A janë vërtetë partia e shpresës këta që vite më parë u larguan nga parlamenti dhe braktisën të gjithë obligimet e tyre kushtetuese sepse ishin të stresuar?

A janë këta partia e shpresës të cilët nuk pranuan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, sepse ishin pak të stresuar dhe sot kërkojnë që këtë stres t’ia kalojnë gjithë shoqërisë shqiptare? Nuk janë parti e shpresës. Po të ishin parti e shpresës, sot kryetari i Partisë Demokratike do kishte në zyrën e tij dy ish-nënkryetarët e Partisë Demokratike që kanë krijuar parti më vete dhe jo dy ish-socialistë të stresuar nga Durrësi,” tha Majko.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker