Politikë

Lulzim Basha vizitë në familjen Martini, ku ai tha Qytetarët Shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.

Shqiptarët janë vetëm në luftën me sëmundjen dhe ekonominë e rrënuar. Qeveria Rama po punon për vete, jo për qytetarët.

Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe e rrënoi sistemin tonë shëndetësor këto 7 vjet. Qytetarë si Budulina dhe Robert Martini janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm të kësaj katastrofe.

Shqipëria është sot vendi që jep ndihmën ekonomike më të vogël për qytetarët e saj. Pensione nuk rriten, shëndetësia po kolapson, kosto e jetës po rritet, ushqimet dhe ilaçet shtrenjtohen.

Qytetarët Shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për një qeveri që sheh gjithë kohës interesin personal, por për një qeveri që përpiqet çdo ditë për interesin kombëtar dhe që prin rrugën drejt Bashkimit Europian.

Një qeveri që do të sjellë shpresë për njerëzit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker