Aktualitet

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës, Erdogan: Turqia nuk do të rrijë ‘duarkryq’, jam i xhindosur

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan tha se ishte i “xhindosur” që Izraeli ka lëshuar raketa në rripin e Gazas, ndërsa i kërkoi me urgjencë Këshillit të Sigurimit që të gjejë një zgjidhje.Ne 

jemi edhe të mërzitur dhe të nevrikosur nga mizoria e shtetit terrorist të Izraelit kundrejt Palestinezëve”,-tha Erdogan gjatë një mbledhjeje online.

“Të qëndrosh kundër agresionit të Izraelit në qytetin palestinez, Jeruzalem është një detyrë e nderuar për njerëzimin”,-shtoi ai. “Ata që rrinë në heshtje ose i fërkojnë shpinën me gjak Izraelit, duhet ta dinë që një ditë do të jetë radha e tyre”,-tha ai, ndërsa shtoi se është ‘urgjencë’ për të marrë hapat që do të garantojnë paqen në Jeruzalem.

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker