Aktualitet

LSI ankimon zgjedhjet në Korçë dhe Vlorë: Karantina për emigrantët ka pasur qëllim politik

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar dy ankimime të reja në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Ditën e sotme, kjo parti ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Korçës dhe Vlorës.Në 

ankimimin e bërë nga LSI në KAS, partia pretendon shkelje me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për karantinën 14-ditore disa ditë para zgjedhjeve për qytetarët që futen nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

“Statistikat e pjesëmarrjes, referuar faqes zyrtare on line të KQ, janë tregues mjaft i qartë se përse Urdhëri i Ministrit të Shëndetësisë  më datë 19.04.2021, ka pasur qëllim të godasë politikisht drejtpëdrejt subjektin zgjedhor Lëvizja Socialiste për Integrim,” shkruhet në dokumentin për Vlorën.

 LSI kërkon që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet për këtë qark, por edhe për qarkun e Korçës, si dhe shtron kërkesën për ripërsëritjen e zgjedhjeve.1 / 2

Më herët, LSI ka ankimuar më rezultatin për qarqet, Durrës, Berat dhe Gjirokastër.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker