KuriozitetAktualitet

Lista e fjalëve më të kërkuara në Google gjatë 2020

Pandemia është fjala më e kërkuar e vitit 2020 e ndjekur më pas nga rezultatet e zgjedhjeve dhe Kobe Bryan. Në listën e publikuar nga Google ajo çfarë spikati  më shumë këtë vit ishte kurioziteti i njerëzve për të mësuar se pse u shpikën “corn flakes”.

Duke qenë se e gjithë bota është vënë përballë një situate aspak të zakonshme për shkak të koronavirusit, pritej që edhe fjala më kërkuar e vitit 2020 të kishte lidhje me situatën pandemike.

Termi më i përdorur gjatë vitit sipas listimit të bërë nga motori i kërkimit Google, është “pandemi” e ndjekur me pas  nga “rezultatet e zgjedhjeve” dhe në vend të tretë emri i basketbollistit ”Kobe Bryant”.

Në listën e Google nuk mungonte renditja edhe në fusha të tjera si muzikë, kinematografi dhe kuzhinë.

Reperja e njohur Cardi B arriti të futej në këtë listë në sajë të kërkimeve për tekstin e  këngës e saj “Coronavirus” duke u bërë edhe kënga me impaktin më të lartë.

Duke ju referuar bujës së madhe që bëri menjëherë pas rënies së virusit, vendi kryesor në top listën e filmave ishte “paraziti“ që shkaktoi një debat të jashtëzakonshëm nëse kjo pandemi njihej më parë për shkak të ngjashmërisë së situatës që trajtohej në të me atë që po përballet vendi.

Meqenëse pandemia mbylli brenda të gjithë popullatën në mbarë botën duke bërë që të kalojmë kohën më të madhe në shtëpi, një kërkesë të lartë Google mori edhe për recetën e përgatitjes së bukës në shtëpi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker