Sport

Lewandowski fiton garën me Messi-Ronaldo, FIFA i jep çmimin ‘Lojtari më i mirë i 2020’

Sulmuesi i Bayern Mynih, Robert Lewandowski është shpallur nga FIFA lojtari më i mirë i vitit.

Polaku ka fituar garën me të përhershmit Messi-Ronaldo pasi ka realizuar një sezon fantastik.Në vitin 2020 polaku fitoi thuajse gjithçka me Bayernin, por duket se i mungonte diçka, pikërisht ky çmim që vitet e fundit rrallë kush tjetër e ka fituar në vitet e fundit duke parë konkurrencën e madhe me Messin dhe Ronaldon.Lewandowski më parë fitoi të njëjtin çmim po nga UEFA. Nga ana tjetër trajneri më i mirë i vitit sipas FIFA i shpall Jurgen Klopp. Gjermani arriti të rikthejë titullin kampion në Angli për Livepool pas 20 vitesh pritje, teksa fitoi garën me Hans Flick i cili për disa muaj fitoi disa trofe me Bayern Mynih. Po ashtu një gjerman u shpall portieri i vitit, për këtë të fundit s’kishte dyshime që do ishte Manuel Neuer.Çmimi ”Pushkash” për golin e vitit iu dha koreano-jugorit që në një ndeshje të Premier League parakaloi thuajse gjithë lojtarët e Burnley për të realizuar golin që la më shumë mbresa në 2020.

Nga ana tjetër, u votua edhe ekipi më i mirë i 2020, dhe surpriza fillon që nga porta, ku nuk kishte vend për Neuer, pasi portieri më i mirë rezulton të jetë Alisson Becker i Liverpool. Mbrojtja përbëhet nga Ramos-Van Dijk me në krahë Trend Alexander-Arnold dhe Alhonso Davies.

Në mesfushë u përzgjodhën treshja De Bruyne, Kimmich dhe Thiago Alcantara kurse në sulm Messi, Lewandowski dhe Ronaldo.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker