Aktualitet

Lëvizte me armë me vete, ARRESTOHEt 20-vjeçari bashkë me dy shokët e tij nga Tirana

Policia ka vënë në pranga një 20 vjeçar pasi gjatë kontrollit në makinën e tij i janë gjetur të fshehura një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe 30 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

20-vjeçari i identifikuar si D. F nga Bulqiza u vu në pranga, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Po ashtu policia ka arrestuar edhe dy shokët e tij nga Tirana, Saimir Hallaçin dhe Andi Çunin të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi i policisë: Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Gjatë operacionit policor u arrestuan dhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

D. F., 20 vjeç, banues në Bulqizë.

Kapja e tij u bë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sektori Dushaj”, ku ai po qarkullonte në automjet me dy shokë të tij nga Tirana.

Nga kontrolli i imtësishëm i automjetit u gjetën të fshehura një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe 30 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker