Vora News

Lëvizjet në Presidencë, zbulohet arsyeja që qëndron pas largimit të këshilltarit për sigurinë

Dorëhiqet Bahri Shaqiri, Presidenti Meta njofton lëvizjet: Edmond Panariti emërohet shef i Kabinetit

Presidenti, Ilir Meta ka njoftuar ditën e sotme disa lëvizje të rëndësishme në kabinetin e tij në Presidencë.
Meta ka njoftuar publikisht, se ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti do të jetë shefi i ri i Kabientit të Presidentit, ndërkohë që këtë post e mbante Arben Cici.
Ndërkohë, Arben Cici është emëruar si Këshilltar Diplomatik i Presidentit Meta.
Ndërsa, një ndryshim tjetër ka qenë largimi i Bahri Shaqirit dhe zëvendësimi i tij si Këshilltar pë Çështjet e Sigurisë Kombëtare me, Spiro Koçin.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka pranuar sot dorëheqjen e z.Bahri Shaqiri nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, për shkak të angazhimeve të tij në të ardhmen, që nuk përputhen me këtë detyrë tepër të rëndësishme.
Presidenti Meta, ka emëruar Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, z.Spiro Koçi, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik të Kreut të Shtetit.
Presidenti Meta ka emëruar Këshilltar Diplomatik, z.Arben Cici, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit.
Për shkak të forcimit të prioriteteve të reja të Institucionit të Presidentit të Republikës, me qëllim përballimin me sukses të sfidave, që parashtron koha, në funksion të interesit më të mirë qytetar dhe kombëtar, siç janë:
– Sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik,
– Sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar;
– Shpopullimi i vendit,
– Sfidat në Arsim,
– Sfidat në Mjedis,
Kreu i Shtetit, ka emëruar sot në detyrën tepër të rëndësishme të Drejtorit të Kabinetit, Prof.Dr. Edmond Panariti”, thekson Presidenca.
Dorëhiqet Bahri Shaqiri, Presidenti Meta njofton lëvizjet: Edmond Panariti emërohet shef i Kabinetit

[et_pb_section][et_pb_row][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text]

Presidenca dje njoftoi disa lëvizje në kabinetin e kreut të shtetit. Sipas publikimit një prej emrave të larguar ishte dhe Bahri Shaqiri, ish-kreu i SHISH, i cili kryente detyrën e Këshilltarit për Sigurinë në Presidencë.Sipas burimeve nga presidenca largimi i Shaqirit nuk ka qenë i papritur. Mësohet se do kandidojë nën siglën e LSI për deputet në qarkun e Durrësit.

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker