Aktualitet

Larg dritareve! Autoritetet paralajmërojnë italianët pasi raketa kineze pritet të përplaset në tokë

Pjesë përbërëse të raketës kineze Long March mund të prekin dhjetëra rajone italiane. Mediat në vend bëjnë të ditur se lajmi është konfirmuar nga Mbrojtja Civile. Rajonet që mund të preken janë Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Kalabria, Siçilia dhe Sardenja.

raportojnë mediat italiane, parashikohet që raketa të bjerë në Tokë rreth orës 2:24 të mëngjesit të 9 majit, me një diferencë kohore pasigurie prej 6 orësh. Këshilla e ekspertëve është banorët e këtyre rajoneve të qëndrojnë brenda banesave.

Në intervalin kohor të shqyrtuar, sipas Mbrojtjes Civile ekzistojnë tre trajektore që mund të përfshijnë Italinë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker