Art

LAJMI I FUNDIT/ 3 të vdekur në Kosovë, dyshohet se janë nga Shqipëria

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Raçë të Gjakovës në Kosovë. Express raporton se nga aksidenti kanë vdekur tre persona, të cilët dyshohet se janë shtetas të Shqipërisë.

Zëdhënësi i Policisës së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj tha se viktimat u gjetën brenda në makinë gjatë orëve të para të mëngjesit pa shenja jete.

Ju njoftojmë se sot rreth ores 07:40 policia është njoftuar për një aksident në Fshatin Raçë .Patrullat policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dalë jashtë rruges kanë qenë 3 persona. Në vendin e ngjarjes kanë daluë ambulanca , zjarrëfikësit , policia e trafikut  si dhe prokurori. Nga ana e personelit mjeksor në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat që gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete”, tha Gjurkaj.

Vijon

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker