Aktualitet

LAJM I MIRË/ Nga nesër do të lehtësohen masat antiCovid/ Rama: Jemi në një situatë optimale

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e sotme se nga nesër nisin masat e reja lehtësuese sa i përket luftës me pandeminë e COVID-19. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Rama është shprehur se tashmë jemi në fund të tunelit, teksa gjatë fjalës së tij nuk tregoi se cilat, konkretisht do të ishin masat e reja.

Ajo që unë mund të shtoj është se jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit, por është shumë-shumë e rëndësishme që të mos harrojmë se sidoqoftë nuk kemi parashikueshmëri të plotë me rrugën drejt daljes së plotë nga ky tunel dhe për këtë arsye duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Nesër komiteti do dalë me plan të ri, me lehtësim të mëtejshëm të masave dhe ambicia jonë për një sezon më të lirë turistik”, deklaroi Rama.

Një gjë të tillë e ka deklaruar edhe ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisisë Manastirliu nga spitali i Elbasanit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker