AktualitetShëndeti

Lajm i fundit/ Covid-19, Komiteti Teknik ndalon takimet elektorale, dasmat, konferencat…

Komiteti Teknik i Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të ditur se në kuadër të përhapjes së COVID-19 në vendin tonë, do të merren një sërë masash shtrënguese.

Komiteti Teknik njoftoi ditën e sotme ndalimin e fushatës elektorale, pra takimeve të partive politike, mos lejimin mbi 10 persona, si dhe do të ndalohen dhe ceremonitë festive, dasmat, apo konferencat e ndryshe.

“Komiteti teknik i eksperteve pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit te të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas oren 22 te darkes, nisur nga vleresimi ne dinamike i situates, ka vleresuar se eshte e nevojshme te kete masa shtese te intensitetit mesatar per te frenuar perhapjen e infeksionit.

Ne mbledhjen e fundit, Komitetin Teknik i Eksperteve, pasi kemi analizuar situaten dhe risqet, ecurine e epidemise ne vend dhe pergjigjen e qytetareve ndaj masave te ndermarra dhe kemi vendosur:

  1. Te ndalohen grumbullimet me me shume se 10 persona ne vende te hapura dhe te mbyllura
  2. Te ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
  3. Konferencat, ceremonite e festave, ceremonite martesore dhe organizimet pertej familjare te ceremonive mortore, deri ne nje urdher te dyte”, thekson Komiteti i Eksperteve.

Deklarata e plote

Komiteti Teknik i Ekspertëve po monitoron me vëmendje situatën e COVID 19 dhe ecurinë e epidemisë në vend ndërsa vijon puna per testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve te dyshuara dhe kontakteve te tyre.

Ashtu sic kemi bere me dije cdo dite ne raportimin ditor, situata mbetet e kontrolluar por ne nje nivel risku te shtuar per arsye te rritjes se rasteve positive ditore shprehur qarte me nje rritje te incidences 14 ditore  ne 243 raste per 100 mije banore.

Numri total I rasteve aktive ka pesuar rritje ne 504 per 100 mije banore.

Numri i pacienteve ne spitale ka pesuar rritje krahasuar nje jave me pare.

Ne tre spitalet covid jane shtruar 406 paciente. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve jane ende te lira ne kater strukturat e dedikuara per trajtimin e rasteve nderkohe qe skenaret e perfshirjes se spitaleve rajonale jane gati ne momentin qe do kete ezaurim te kater spitaleve Covid.

Terapite intensive kane nje numer te qendrueshem te pacienteve ne kujdes intensive. % e humbjes së jetëve në raport me numrin e të prekurve eshte 2,2%.

Komiteti teknik i eksperteve pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit te të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas oren 22 te darkes, nisur nga vleresimi ne dinamike i situates, ka vleresuar se eshte e nevojshme te kete masa shtese te intensitetit mesatar per te frenuar perhapjen e infeksionit.

Ne mbledhjen e fundit, Komitetin Teknik i Eksperteve, pasi kemi analizuar situaten dhe risqet, ecurine e epidemise ne vend dhe pergjigjen e qytetareve ndaj masave te ndermarra dhe kemi vendosur:

  1. Te ndalohen grumbullimet me me shume se 10 persona ne vende te hapura dhe te mbyllura
  2. Te ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
  3. Konferencat, ceremonite e festave, ceremonite martesore dhe organizimet pertej familjare te ceremonive mortore, deri ne nje urdher te dyte

Te nderuar qytetare

Edhe një herë ju drejtohemi me thirrje secilit prej jush, per te zbatuar rregullat e vendosura:

Vendoseni maskën

Ruani higjienën

Mbani distancë nga të tjerët që nuk janë familjarët tuaj

Kufizoni kontaktet sa me shume

Secili prej nesh e ka ne dore te frenoje perhapjen e epidemise. Vetëm me  bashkëpunim qytetarë-autoritete, mund të kufizohet përhapja e koronavirusit.

Respektoni rregullat, kontribuoni për kufizimin e përhapjes së covid19, për të ulur mbingarkesën në spitale, për të ruajtur shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker