Aktualitet

Kuvendi miratoi Komisionin Hetimor për ta shkarkuar, presidenca: Nuk do të njohim asnjë lloj vendimi

Presidenca ka reaguar pasi kuvendi miratoi sotKomisionin Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit, Ilir Meta.Në një 

konferencë për mediat, zëdhësi dhe këshilltari i presidentet për mediat, Tedi Blushi tha se Meta shpreh keqardhje që Kuvendi i cilësuar nga ai si njëpartiak e refuzoi mundësinë për t’u kthyer në shina.

Po ashtu, Blushi bëri të ditur se Institucioni i Presidentit të Republikës nuk do të njohë asnjë vendim apo “veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë, si dhe vendimet e çdo institucioni tjetër kukull të këtij regjimi kleptokratik.”

Gjithashtu, presidenca sjell në vëmendje se presidenti Meta i garanton të gjithë qytetarët që në respekt të betimit të tij në Kushtetutë, ai do ta ushtrojë detyrën me përgjegjësi të plotë deri më 24 korrik 2022.

Reagim i Këshilltarit për Mediat dhe Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen e thellë, që Kuvendi njëpartiak e refuzoi mundësinë që ju dha prej Tij për t’u kthyer në shinat e Kushtetutës dhe të Ligjit.
Në këto kushte, bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë, si dhe vendimet e çdo institucioni tjetër kukull të këtij regjimi kleptokratik.
Çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, që bie ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike nuk meriton vëmendje dhe është nul.
Askush nuk mund të fshihet dot, as pas “etikës” dhe as pas “retorikës”, sepse kjo është një çështje SOVRANITETI.
Presidenti Meta e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur dhe është shumë i qartë në planin e Tij për atë që do të ndodhë në vijim.
Garantojmë të gjithë qytetarët, se në respekt të betimit të tij me dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Presidenti Meta do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë, sikundër ka vepruar derimë tani, të gjitha funksionet e Tij kushtetuese deri më 24 korrik 2022 dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj intimidimi të Institucionit të Presidentit nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker