Art

Kush do të prezantojë “Portokallinë” pas largimit të Eneda Tarifës

Portokalli” rifillon sezonin e ri së shpejti dhe vetëm pak kohë më parë, Eneda Tarifa tha se nuk do të ishte pjesë e sezonit të ardhshëm televiziv të programit të humorit.

Burime për Anabel.al konfirmojnë se prezantuesja e re e programit do të jetë Fjoralba Ponari.

Ndërsa programit të fundit të moderatores, “Më thuaj një dëshirë”, që nisi transmetimin në janar, po i vjen fundi, Fjoralba shprehet se e sheh eksperiencën e re “një sfidë të re në TV”.

Në shtator të 2020-s u përfol edhe për një largim të Salsano Rrapit nga “Portokallia”, por ai hodhi poshtë zërat përmes një postimi në Instagram, ku etiketonte faqen zyrtare të Portokallisë dhe shkruante “së shpejti bombë”. Edhe kohët e fundit, aktori ka publikuar video me rolet/aktorët e Portokallisë. Kështu, deri tani, dihet se dyshja Salsano-Fjoralba do të prezantojnë së bashku programin e humorit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker