Aktualitet

Kultivonin lëndë narkotike në tokat e tyre, policia arreston 6 persona në Krujë

Policia e Krujës ka vënë në pranga 6 shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, ndërkohë që dy persona janë proceduar penalisht. Të arrestuar janë: Xhavit Brama dhe Enea Brama, atë e bir, Ylli Halili, Xhelal Nuzi dhe Benard Nuzi, atë e bir dhe Valentin Lata. Ata akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.  Njëkohësisht ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. N., për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe G. L., banues në Larushk, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker