Rajoni - Bota

Kryeministri italian Draghi: Vaksinën e AstraZeneca-s do e marr dhe vetë; në Prill do të vaksinohen 500.000 qytetarë në ditë

Kryeministri italian Mario Draghi ka thënë ditën e sotme në një deklaratë për mediat se do të marrë vaksinën e AstraZeneca-s, kjo edhe për të dhënë shembullin e tij se marrja e vaksinës nuk përbën rrezikshmëri për publikun.

Po unë vetë do e marr vaksinën AstraZeneca… Ne do të vaksinojmë me të 500.000 qytetarë në ditë përgjatë muajit Prill dhe presim që ta shtojmë edhe më tej intensitetin në muajt Maj dhe Qershor”– ka thënë Draghi në konferencën e parë për shtyp që kur u betua si kryeministër në Itali.

Kujtojmë se pas tre ditësh pezullim në pritje të verdiktit të autoriteteve ndërkombëtare shëndetësore, Italia ka rikthyer në përdorim ditën e sotme vaksinën e Oksfordit.VoraNews

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker