Politikë

Kryemadhi del me deklaratën e fortë: Rama mori avion privat dhe shkoi bëri vaksinën anti-Covid-19

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Rama ka shkuar në Abu Dhabi që të bëjë vaksinën ndaj Covid-19. 

E ftuar në ‘Zonë e lirë’, Kryemadhi u bë pjesë e rubrikës me pyetje të shpejta.

E pyetur nëse për të ishte lajm i mirë, i keq, apo nuk i ‘plaste fare’ për faktin që Rama shkoi në Abu Dhabi për të bërë vaksinën, Kryemadhi tha mendimin e saj.

Ajo u shreh se është një lajm i mirë që ka bërë vaksinën, ndërsa për faktin që ka shkuar me avion privat, ka bërë gabim.

“Lajm i mirë që ka bërë vaksinën, lajm i keq që ka marrë avion privat,”- tha Kryemadhi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker