Aktualitet

Kryebashkiaku Arbana: Çdo premtim po e bëjmë realitet. Gati projekti i Pallatit të Kulturës.

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka dhënë lajmin e mirë për ndërtimin e Pallatit të Kulturës duke thënë që projekti është gati dhe shumë shpejt nis ndërtimi i tij. Ai thekson se ky është një premtim i mbajtur i Kryeministrit Rama i cili ka qenë gjithmonë mbështetje për Shijakun që po rilind si qytet.

Postimi i plotë

Muajin maj e nisim me një lajm shumë të mirë për qytetin e Shijakut. Kemi konkretizuar projektin për ndërtimin e një godine totalisht të re të Pallatit të Kulturës, një strehë e artit dhe argëtimit për çdo shijakas.

Ky ka qenë një nga premtimet e mia dhe të Kryeministrit Rama pas tërmetit të nëntorit dhe është një #PREMTIM I MBAJTUR.
Falë mbështetjes së Kryeministrit Rama Shijaku po rilind si qytet.

Nisja e ndërtimit të Pallatit të Kulturës i hap rrugë dhe rindërtimit të Xhamisë për të gjithë komunitetin musliman.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

Projekti i pallatit të kultures Shijak

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker