Aktualitet

Krimi në familje/ Pastruesja njoftoi policinë, vëllai vrau motrën me silenciator dhe e mbajti në banesë

Detaje të reja janë mësuar nga krimi në familje që tronditi Shkodrën mbrëmjen e djeshme. Burime bëjnë me dije se ka qenë pastruesja e cila ka njoftuar policinë për humbjen e kontaktit me 58-vjeçaren Diana Vukajn e cila u vra me armë zjarri nga vëllai i saj, Fabian Vukaj, 55-vjeç.58-vjeçarja, Diana Vuka, prej viteshishte emigrante në Gjermani, ndërsa ishte kthyer vetëm dy ditë më parë. Në një komunikim për mediat, policia tha se viktima ishte gjetur e pajetë në dhomën e saj të gjumit. Pas marrjes së denoncimit, policia ka mbërritur në banesën pranë shkollës “Ndoc Mazi” dhe ka gjetur të vdekur Diana Vukajn, ndërsa kanë bërë arrestimin e vëllait të saj si autor të dyshuar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker