Aktualitet

Krimi në Elbasan/ Rëndohet bilanci, gruaja vritet nga bashkëshorti, edhe një polic i plagosur

Rëndohet bilanci i ngjarjes së sotme në Elbasan! Mësohet se ish-polici me iniciale K.B., ka vrarë bashkëshorten e tij. Po ashtu mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një efektiv policie. Ky i fundit është plagosur në këmbë dhe më pas është fshehur pas makinave, për t’u shpëtuar të plumbave të 68-vjeçarit.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe një efektiv policie, i cili ka ndërhyrë për të shuar gjakrat, pasi kishte vënë re sherrin mes çiftit.

Por ish-polici ka qëlluar ndaj efektivit të policisë, duke e lënë të plagosur.

Ky i fundit u ka shpëtuar pasi është mbrojtur pas makinave të parkuara.

Më pas, ish-polici ka qëlluar me disa plumba ndaj gruas së tij, duke i marrë jetën.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker