Aktualitet

KQZ certifikon fitoren e PS-së, PD-LSI nuk kanë asnjë ankesë

KQZ certifikon fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Në mbledhjen e sotme Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi tabelat e rezultateve për 11 qarqe, pasi për Kukësin u vulos në datë 1 Maj. KQZ miratoi tabelat e rezultateve sipas qarqeve, ku nuk pati asnjë pretendim nga partitë e përfaqësuara në KQZ.

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi raporton se nga sot, cdo parti ka 5 ditë afat të bëjë ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim.

Vetëm pasi KAS të shqyrtojë të gjitha ankesat dhe Kolegji të japë vendimet, në rast se ndonjë subjekt s’e çon në Kolegj, Ilirjan Celibashi shpërndanë më pas mandatet me emrat e deputetëve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker