Aktualitet

Kosova drejt hapjes! Shkurtohet ora policore, nga 15 qershori lejohet zhvillimi i dasmave

Kosova po shikon dritën jeshile të hapjes së vendit. Kur ka kaluar më shumë se një vit nga fillimi i pandemisë së Covid-19, kryetarët e komunave dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia zhvilluan sot një mbledhje online ku dakortësuan heqjen e orës policore dhe lejimin e organizimit të dasmave.Ky 

vendim pritet të hyjë në fuqi pas datës 15 qershor, në momentin që do të marrë ‘vulën’ e fundit nga Qeveria e Kosovës. Pas këtij vendimi, të gjithë qytetarët e Kosovës do të mund të qarkullojnë lirshëm deri në orën 00:00. Më pas, rrugët do të zbrasen për tu mbushur sërish në orën 06:00. 

Mediat kosovare shkruajnë së ky lehtësim masash ka ardhur pas rënies së rasteve të reja me Covid-19 dhe të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi.

“Jemi pajtuar që të hiqet ora policore, po, vetëm duhet miratim nga qeveria, si dhe lehtësira të tjera, që i kemi kërkuar si AKK. Ata kanë kërkuar largimin e kufizimit të lirisë së lëvizjes, pastaj të jetë prioritet vaksinimi sa më i shpejtë i popullatës dhe të mënjanohen masat që mund të kenë ndikim negativ në ekonomi” u tha në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ministri i shëndetësisë, Vitia tha se nëse eventualisht ndryshon situata me pandeminë dhe ka rritje të numrit të të infektuarve, atëherë situata mund të rivlerësohet dhe të veprohet në raport me të. Vitia shtoi se të premten pritet të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja me të cilat do të nisë procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve.

“Aktualisht tema kryesore jona është procesi i vaksinimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksiinimit në masë të qytetarëve. Poashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksinim në platformën e-kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit”, tha Vitia.

Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se numri i rasteve i të infektuarve nga Covid dhe i viktimave ka pësuar ulje pasi ditën e djeshme ka humbur jetën vetëm 1 person nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 11 të tjerë. Shifra këto të cilat janë zvogëluar kohët e fundit në krahasim me javët e mëparshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker