Aktualitet

Kim dhe Peleshi ndjekin përgatitjen e trupave të armatosura amerikane dhe shqiptare në Bizë


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shoqëruar edhe nga Ambasadorja e SHBA Yuri Kim këtë të enjte kanë marrë pjesë në një nga stërvitjet e trupave ushtarake amerikane dhe shqiptare në Bizë.Në 

kuadër të stërvitjes së “Defender Europe 2021”, trupat e SFAB (Security Force Assistance Brigades) dhe ato të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë kryen një sërë demonstrimesh, që u ndoqën nga të pranishmit.

Qitje me mortaja, snajper, veprimet e skuadrës në sulm, goditje objekti dhe rënia në pritë, ishin disa nga demonstrimet e efektivëve.

Në përfundim të stërvitjes Ministri i Mbrojtjes u shprehu efektivëve shqiptarë të angazhuar në Bizë përgëzimet e tij, të kryeministrit Edi Rama, por edhe të popullit shqiptar për përfaqësimin dinjitoz të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në këtë stërvitje të rëndësishme.

Jemi shumë krenarë për punën që bëni këtu. Ju jeni me fat që në këtë kohë po zhvillojmë një nga stërvitjet më të mëdha të rajonit, jo vetëm të Shqipërisë. Jemi duke bërë një integrim shumë dinjitoz me kolegët amerikanë dhe kjo na bën që të krijojmë më shumë besim në vete, të testojmë kapacitetet tona. Po e tregoni çdo ditë që ne e justifikojmë të jemi një vend anëtar i NATO-s edhe me standardet”, u shpreh Peleshi.

“Defender Europe 2021” po zhvillohet në 7 baza të ndryshme të Shqipërisë dhe do të vijojë deri në mesin e muajit qershor.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker