Aktualitet

Kërkesa e PD për përsëritjen e zgjedhjeve dhe ankimimet e partive të vogla, KQZ cakton relatorët

Me anë të shortit, Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar ditën e sotme relatorët për kërkesat ankimore në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit. Relatorë janë caktuar Elvin Lako, Elvin Çefa, Ilir Rusmajli, Koli Bele dhe Ledio Braho.

Sekretari i Përgjithshëm i KQZ Ylli Merkaj dha detaje në lidhje me shortin. “Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë paraqitur 15 kërkesa duke filluar nga kërkesa ankimore nr. 32 deri në kërkesën ankimore nr. 46. Fletët janë futur në gogla dhe do të përzgjidhen në mënyrë transparente”, u shpreh Merkaj.

Janë 9 kërkesa ankimore nga ana e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe, 4 kërkesa janë nga LSI dhe 2 nga koalicioni ABEOK.

Relatorët për kërkesat e Partisë Demokratike

Elvin Lako, kërkesa ankimore mr. 36 në Vlorë nr. 38 në Shkodër dhe nr. 40 në Elbasan.

Koli Bele, kërkesa ankimore nr. 37 në Durrës dhe nr. 41 në Gjirokastër

Ledio Braho, kërkesa ankimore nr. 39 në Tiranë

Ilirjan Rusmali, kërkesa ankimore nr. 42 në Berat dhe nr. 44 në Fier

Elvis Cefa, kërkesa ankimore nr. 43 në Korçë

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker