Aktualitet

KAS rrëzon kërkesën e LSI dhe PD, nuk ka rinumërim në Elbasan dhe Korçë

Komisioni i Ankimimeve dhe Ankesave në KQZ ka rrëzuar kërkesat e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim për vlefshmërinë e zgjedhjeve në Elbasan dhe në Korçë. Kështu, përsëritje të zgjedhjeve në këto dy qarqe nuk do të ketë.

KAS pasi analizoi provat dhe faktet e paraqitura, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe LSI, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare. Palët për këtë duhet të paraqesin brenda 5 ditëve ankimim në Kolegjin Zgjedhor”, tha Çefa.

Kurse për Qarkun e Elbasanit.

Nga faktet dhe provat e administruara, me shumicë votash u vendos, rrëzimi i kërkesave të PD dhe LSI, për Qarkun e Elbasanit, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ilustrohet në fletoren zyrtare, për këtë vendim do të mund të bëhet ankimim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit” , thuhet në vendim.

Tashmë dy subjekteve zgjedhore u mbeten pesë ditë kohë që ta ankimojnë vendimin e KAS në Kolegjin Zgjedhor.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker