Shëndeti

Kanadaja e cilëson efektive vaksinës AstraZeneca: Nuk ka raporte që shkakton mpiksje gjaku

Departamenti i shëndetit në Kanada ka deklaruar se vaksina AstraZeneca është efektive kundër Covid-19. Sipas Reuters, autoritetet kanë deklaruar se nuk ka asnjë raport që shkakton mpiksje gjaku.

Gjithashtu, departamenti i shëndetësisë ka përmendur se do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me kompaninë.

“Health Canada vazhdon të jetë në kontakt të rregullt me ​​rregullatorët ndërkombëtarë dhe prodhuesit e vaksinës AstraZeneca për të shqyrtuar të gjitha provat ndërsa ato bëhen të disponueshme,”-ka thënë departamenti në deklaratën e tij.

Kanadaja, ka marrë 500,000 doza AstraZeneca të prodhuara në Institutin Serum të Indisë dhe pret që të marrë 1.5 milion më shumë deri në maj.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker