Sport

Juventus ndalet nga skuadra e Pippo Inzaghit

Juventus ndalet sërish në Serie A. Kampionët e Italisë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë Beneventos në transfertë, skuadër që drejtohet nga Pippo Inzaghi.

Juventus kalon i pari në avantazh në minutën e 21-të me Morata. Një veprim i mirë i spanjollit dhe miqtë kalojnë në avantazh. Benevento gjen barazimin ndaj Juventusit në frymën e fundit të pjesës së parë, kur po mbyllej koha shtesë.
Gjatë një goditje nga këndi, Arthur nuk e largon topin siç duhet dhe Letizia koordinohet dhe me një kalibrim perfekt mposht portierin Szczesny. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.Në të dytën Juventus përpiqet shumë të sigurojë fitoren, por të besuarit e Pipo Inzaghit mbrohen fort dhe ndalin ekipin pretendent të Serie A. Një pikë me shumë vlerë për Beneventon dhe 2 pikë të lëna për Juventus.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker