Aktualitet

Jo vetëm “Gërdeci”/ Edhe dosja e “21 Janarit” drejt rihapjes, zbardhet kërkesa nga Strasburgu

Një nga ngjarjet më të dhimbshme në historinë e Shqipërisë vitet e fundit është padyshim “21 Janari”.

Për pasojë humbën jetën 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Edhe pas më shumë se 10 vitesh, politika nuk është ndëshkuar për këtë rast.

Në një kohë që për Gërdecin u desh vetëm një padi që SPAK të vihej në lëvizje, ndërsa përsa i takon “21 Janarit”, do të ketë rrugë të tjera.

Vrasja e Aleks Nikës ka mbetur pa autor, dhe pse kanë kaluar më shumë se 10 vite.

Kjo ka bërë që familjarët e viktimës, t’i drejtohen Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut ku kanë paditur shtetin shqiptar që sipas tyre nuk ka bërë hetimet e duhura për zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet se Gjykata ndërkombëtare ka marrë shqyrtimin e padisë dhe tashmë është nisur drejt institucioneve shqiptare kërkesa e Strasburgut.

Vrasja e Nikës është ende duke u hetuar, pasi policia dhe prokuroria nuk kanë mundur të përcaktojnë se cila nga armët e Gardës që ka qëlluar në 21 janar I ka shkaktuar vdekjen protestuesit Aleks Nika.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker