Aktualitet

“Janë heronj”, lot gëzimi jashtë gjykatës së Vlorës, lirohen rojet bregdetare që shpëtuan emigrantët

Festë jashtë dyerve të gjykatës së rrethit Vlorë! 5 rojet bregdetare të arrestuar rreth një muaj më parë janë lënë në detyrim paraqitje. Familjarët e tyre kanë festuar duke u përqafuar me njëri tjetrin në lidhje me vendimin e sotëm të dhënë nga trupa gjykuese e përbërë nga Engert Pëllumbi, Sokol Ngresi dhe Nazmi Troka, pas kërkesës së prokurorit Erion Çela.

Detyrim paraqitje pa ndalim për ushtrim funksioni është caktuar për Bledar Bufaj, 38 vjeç, Roland Çanaj, 54 vjeç, Sejfulla Beja, 23 vjeç,  Besmir Meçaj, 26 vjeç, Ardit  Alikaj, 34 vjeç, të gjithë banues në Vlorë. Avokati i tyre deklaroi jashtë gjykatës se dënimi i tyre ishte i padrejtë pasi ata duhet të konsiderohen heroj sepse kanë shpëtuar 57 jetë njerëzish.

“E para e punës, ne ishim përfshirë te kjo masë sigurie. Këta djem ishin heronj dhe kishin shpëtuar jetën e 57 njerëzve. Ishte dhënë një vendim i padrejtë për shpërdorim detyre. Sot gjykata e rrethit Vlorë vuri në vend drejtësinë sepse nuk kishte të bënte fare me shpërdorim detyre. Ishte një operacion humanitar ku 5 djem shpëtuan jetën e 57 emigrantëve”, deklaroi ai.

Ndërsa njëra prej familjarëve nuk përmban dot emocionet nga gëzimi. “Ndihem shumë e lumtur që vuti zoti dorën te drejtësia”, shprehet ajo. Të tjerë familjarë brohoritën “Heronj”.

Akuza kundër tyre u ngrit me argumentin se gjatë operacionit për goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta në muajin Janar, rojet bregdetare kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, konkretisht drejtuesin e mjetit lundrues (gomone), Emiljano Lika i cili ka arriti të largohet, për t’u arrestuar më pas nga policia.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker